“Sold out!” 2 ditë para koncertit shiten gjithë biletat për koncertin e Manjola Nallbanit

Dy ditë para se të mbahet koncerti recital i këngëtares Manjola Nallbani, biletat kanë mbaruar!



Ndryshe nga sa ndodh rëndom, kur të gjithë kujtohemi për të ndjekur një event në ditën para ose atë ditë qe ndodh ai, këtë herë që me nisjen e shitjeve të biletave rreth një javë më parë njerëzit nxituan të merrnin me vrap biletën dhe të siguronin vendin e tyre!

Sigurisht ky është një eveniment, një ngjarje artistike e rrallë! Ikona e muzikës shqiptare, brilante si asnjë tjetër në tre gjinitë e muzikës; pop, klasike dhe popullore vjen në këtë koncert recital pas 3 dekadave të suksesshme karrierë muzikore!

Ajo që pritet të shohim pikërisht në datën 16 Maj, në Qendren Kulturore të Kishës Ortodokse është pikërisht ajka e më të mirave ndër vite te saj! Megjithatë, vetë artisjtja Manjola Nallbani ka premtuar se do te ketë edhe surpriza!

Previous ArticleNext Article