William dhe Kate takojnë për herë të parë nipin Archie 9 ditë pas lindjes

Më 6 maj Meghan dhe Harry u bënë prindër për herë të parë, teksa mirëpritën në jetën e tyre djalin Archie Harrison Mountbatten- Windsor.



Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm, duket se xhaxhai i të porsalindurit dhe bashkëshortja e tij e kanë parë nipin vetëm 8 ditë pas lindjes, dhe arsyeja duket se ka qenë axhenda e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh të cilëvë ju është dashur të udhëtojnë gjatë gjithë javës që kur Archie erdhi në jetë.

Në një intervistë të dhënë pak orë pasi Harry dhe Meghan u bënë prindër, William dhe Kate u shprehën tejet të emocionuar për pjestarin e ri të familjes mbretërore, ndërsa William me humor i uroi vëllait të tij mirëseardhjen në grupin e prindërve pa gjumë.

Previous ArticleNext Article