KreuStil Jetese

1 muaj pas lindjes, partnerja e Vincent Cassel e mahnitshme në Kanë

Ajo mirëpriti në jetë vajzën e saj Amazonie një mua më parë, si fryt i marrëdhënies me bashkëshortin Vincent Cassel.

Dhe Tina Kunakey bëri daljen e saj të parë publike që nga koha kur solli në jetë fëmijën e parë duke marrë pjesë në premierën e filmit “Les Miserables” në Festivalin e Filmit në Kanë, të mërkurën.

Modelja franceze 22-vjeçarja  dukej e mahnitshme teksa mbërriti në event me një fustan bust gjysmë kadife e me një rrip saten në bel. Ajo i shtoi edhe më shkëlqim veshjes falë bizhuterive me gurë të çmuar dhe këpucëve me një emblemë po me gurë ndërsa pozonte përpara fotografëve të pranishëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF