KreuStil Jetese

Mirësevini në botën e aromave të Kilian! Eventi unik mbledh miqtë në Tiranë

Mbrëmjen e së mërkurës në një event krejtësisht të veçantë dhe origjinal  në Tiranë u prezantua parfumi Kilian mbërritur në Shqipëri ekskluzivisht në shtëpinë e aromave “Maison de Parfume”.

Të ftuarit, personazhe publikë të botës së artit, medias dhe showbizit, zbuluan kokteilet unike KILIAN të frymëzuara nga parfumet për t’u zhytur në një botë fragrancash sensuale dhe dehëse. Jo vetëm kaq por një pjesë e të pranishmëve mundën të kishin në duar një ftesë unike nga “Maison de Parfum”, një parfum Kilian të vendosur brenda një kulete dore-clutch. Përgjatë eventit u zbuluan fragrancat “Good girl gone Bad” dhe variantin Extreme të saj për të shprehur tërheqjen e përjetshme  midis të keqes dhe të mirës.

Eventi u organizua në “Arte Boutique Hotel” një nga boutique-hotel më të rinj të hapur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF