Pas Michael Jackson, edhe Elvis Presli akuzohet për pedofili

 

Në librin e ri të autorit James Williamson ka dalë në dritë një e vërtetë e shëmtuar për yllin e Rock n’Roll, Elvis Presley. Sipas autorit këngëtari ikonik i viteve ’60-70’ kishte një preferencë të çuditshme për të shkuar në shtrat me vajza të virgjëra, shumica e të cilave nuk ishin as 14 vjeç.

James ka shkruar në libër se këngëtari merrte shpesh në turnetë e tij vajza të vogla, me të cilat shfaqte sjellje aspak normale edhe para stafit.

Takimin me atë që u bë më vonë bashkëshortja e tij Prishila, mbreti i Rock n’Roll e pati kur ajo ishte minorene, por në librin e shkruar nga Prishila Presley ajo ka rrëfyer se çifti nuk  e ka konsumuar martesën deri kur ajo mbushi moshën madhore, pasi edhe pse të martuar ata flinin në dhoma të ndara deri kur Prishila mbushi 18 vjeç.

Elvis Presley vdiq në vitin 1977 në moshën 43 vjeçare, nga një sulm në zemër.

Previous ArticleNext Article