Shqipëria sot në zi, i jepet lamtumira major Klodian Tanushit

 

Shqipëria mban sot ditë zie kombëtare në nder të major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në Letoni gjatë një misioni të NATO-s.



Në nder të majorit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë.

Mes lotësh familjarë, miq e kolegë i japin sot Lamtumirën Tanushit, nëpërmjet homazheve që po mbahen aktualisht në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Pranë arkivolit të tij qëndrojnë edhe familjarët e tij së bashku me tre fëmijët e vegjël që majori la pas.

Djali i tij i madh 14-vjeçar, djali i dytë 11-vjeçar dhe vajza më e vogël 1-vjeçare që qëndron në krahët e nënës teksa kjo e fundit derdh lot mbi trupin e pajetë të bashkëshortit

Trupi i tij mbërriti dje në Rinas, i cili u prit nga bashkëshortja dhe djali i tij, si dhe kolegë të Forcave të Armatosura dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

 

Nga shpërthimi gjatë demontimit të një mine mbeti e vdekur edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, ndërsa u plagos rreshter Julian Kapaj.

Previous ArticleNext Article