KreuCelebrity

Bebe Rexha tregon trupin me bikini: “ Kështu duket një femër pa photoshop“!!

Talentin ia njohin të gjithë, por tek përmasat trupore, aty ka dallim mendimesh. Bebe Rexha këtë e prvoi në kurriz me situatën e krijuar në ceremoninë e cmimeve “Grammy“ kur disa stilistë të njohur refuzuan ta vishnin, për shkak se konsiderohet mjaft e mbushur ( për standartet e tyre). Por Bebe e ka dëshmuar në plot raste se është rehat me veten,  e madje kërkon që kështu të ndihen dhe gratë e tjera me trupat e tyre. duke ndjekur këtë linjë, postoi së fundi një foto në Instagram’, ku shfaqet me bikini dhe përcjell një mesazh të fortë.

“Ndoshta duhet t’i bëja ‘photoshop’ barkut që të dukej i sheshtë. Këmbët e mia që të dukeshin më të holla. Ndoshta duhet të bëja veten më të gjatë dhe të rregulloja këmbët, por nuk e bëra. Shoqëria të bën të ndryshosh. Ja si duket një grua pa ‘photoshop’ në ‘Instagram’”, ka shkruar këngëtarja që për këtë postim, ka marrë mjaft mbështetje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF