KreuArt

Elton Deda: Vetëm njerëz të mëdhenj, por modestë si Manjola Nallbani, dinë të shërbejnë aq bukur në art!

Vlerësimet për koncertin  e Manjola Nallbanit, Elton Deda I kishte nisur që përpara se këngëtarja të ngrinte peshë publikun me performancën e saj të jashtëzakonshme në skenë.

Por sigurisht, ajo cfarë Eltoni shkroi më pas, meritonte vëmendjen maksimale, sepse është aq e bukur dhe aq e vërtetë. Ja postimi i tij:

“Kjo dite e bukur me diell ( heperhe), pertej mynxyrave politike dhe gjendjes depresive qe kalojne te gjithe shqiptaret, u hap me ndjenja te bukura dhe pozitivitet. Mbreme Manjola Nallbani kendoi jo vetem per njerezit ne salle por per te gjithe shpirterat e lodhur te artisteve shqiptare. E shoqerova bashke me muzikante te medhenj ne kete rrugetim te bukur dhe te them te drejten e kam shijuar shume koncertin. Kaloi shume shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti ne kengen e fundit. Kishte ne salle shume kolege te cilet i pashe gati ne mallengjim dhe kjo eshte e natyrshme. Ne duam gjera te bukura, kaq e thjeshte eshte. Dhe vetem njerez te medhenj por modeste si Manjola dine ti sherbejne aq bukur ne art. Urimi im per Manjolen eshte qe te mos ndaloje ketu pasi artistet e medhenj ndalojne vetem kur ndalon ora. Ka shume akoma per te dhene“.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF