KreuCelebrity

“Ditët e fundit në Top”; Arbana Osmani lajmëron largimin nga Top Channel?

 

Këtë të shtunë do të jetë puntata e fundit e programit “Dua të të bëj të lumtur”, duke përmbyllur kështu një sezon të suksesshëm për moderatoren Arbana Osmani.

Në postimin e para pak minutave në llogarinë e saj në Instagram, Arbana ka çuditur dhe ‘trembur’ jo pak ndjekësit dhe fansat me diçiturën shkruar nën foto.

“Ditët e fundit në Top, e lodhur, por e lumtur”; shkruan Osmani duke bërë që menjëherë të aludohej për një largim nga përfundimtar nga ekrani i Top Channel.

Nuk dihet nëse 36-vjeçarja do të thotë se janë ditët e fundit në Top për këtë sezon, apo nëse në të vërtetë fshihet një e vërtetë largimi përfundimtar pas kësaj diçiture.

Gjithsesi ‘misteri’ i largimit, ose jo i Arbana Osmanit nga televizioni ku u rrit profesionalisht do të zgjidhet vetëm në fillim të sezonit të ardhshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF