KreuStil Jetese

Kate Middleton na tregon dy veshje super: një  të rehatshme me atlete, dhe një fustan të mrekullueshëm shik me lule, që na mahniti!!

Me një bluzë të bardhë, pantallona të gjera ngjyrë bezhë dhe atlete të bardha, Dukesha e Kembrixhit tregoi se mund të dukesh shumë bukur edhe me një veshje farë të thjeshtë e super të rehatshme!! Mjaft interesant detaji I rripit ngjyrë kafe, që thekson edhe më shumë bukurinë e pantallonave me bel të lartë.

Ndërkohë, Kate Middleton na e tregoi edhe fuqinë e elegancës së një fustani të mrekullueshëm të gjatë me lule, kombinuar me “wegdges“ ( të preferuarat e fundit të yjeve) dhe me një palë vëthë mjaft të bukur me perla, edhe ato në formë luleje. Ishte një kënaqësi e vërtetë për syrin, dhe një tjetër leksion I padiskutueshëm stili!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF