KreuStil Jetese

Nga Armina te Elvana, çfarë veshën 7 shqiptarët që prekën Kanën këtë vit!

Nga Armina te Elvana, çfarë veshën 7 shqiptarët që

Festivali i Filmit në Kanë ka nisur që prej 14 Majit e do të mbyllet më 25 Maj. Ndër emrat e njohur të kinematografisë botërore, këtë vit të shumtë kanë qenë edhe personazhet publike të Shqipërisë e Kosovës. Moderatorja Jonida Vokshi, këngëtarja Elvana Gjata, aktori Ermal Mamaqi, blogerja Armina Mevlani, modelja Heidi Lushtaku e çifti i producentëve nga Kosova Vjosa e Fadil Berisha kanë qenë emrat e njohur që kanë mundur të parakalojnë në Tapetin e Kuq më të përfolur të këtyre ditëve.

Po çfarë veshën artistët shqiptarë të pranishëm në këtë event të rëndësisshëm kinematografik? Shihni më poshtë:

Jonida Vokshi

 

 

A great experience! #cannesredcarpet

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Kjo ishte dalja e parë e Jonida Vokshit në Kanë. E moderatorja nuk kërkoi të rrezikonte shumë por shkoi për një total look të zi. Fustan i zi, i hapur në formë V-je në pjesën e dekoltesë, çizme e çantë të zezë, e flokë të krehura thjesht, ishte pamja e drejtueses së “Personale” për këtë event.

Armina Mevlani

 

 

Full look before red carpet #cannesfilmfestival .

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

Një dalje ndryshe e blogeres shqiptare në një event. Si rrallë herë Armina kishte zgjehdur një fustan të bardhë, i gjatë e më mëngë të gjata, kombinuar me një clutch ngjyrë bezhë. Sa i përket floëkve, Armina kishte zgjedhur ti hidhte pas, duke krijuar idenë e flokëve të lagura.

Elvana Gjata

 

 

@2gishtmjaltë #cannesfestival @ermalmamaqiofficial you did it!Proud of you Se shpejti ne Angli,Itali,Greqi dhe Amerikë. Thank you for this amazing dress @valdrinsahitiofficial ?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Edhe këtë dalje, artistja ia besoi stilistit të saj personal Valdrin Sahiti, duke veshur një fustan të ngushtë pas trupit me fije e temina të argjendta duke nxherr në pah asetet. Sa i përket flokëve protagonistja e filmit shqiptar “2 gisht mjaltë” kishte zgjedhur t’i mbante të lëshuar, të krehura thjeshtë e pa volum. Ajo shoqërohej në Tapetin e Kuq nga Ermal Mamaqi,producenti i filmit ‘2 Gisht mjaltë’ që kishte zgjedhur një tuxedo të zezë me kollare duke qëndruar brenda kodit të veshjes.

Heidi Lushtaku

 

 

My first red carpet in Cannes Film Festival. Thank you fort this amazing makeup to @lorealmakeup and @dessangeparis for my hairstyle. #cannes2019 #cannesfilmfestival

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidi_lushtaku_) on

 

 

My second look ? Thank you @dessangeparis for my hair. Jewelry by @juliegenetjoaillerie Makeup by @lorealmakeup Dress by the amazing @nedrettaciroglu ? #cannesfestival #cannes2019 #cannesfilmfestival

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidi_lushtaku_) on

 

 

? #cannesfilmfestival #cannes2019

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidi_lushtaku_) on

Ajo e cila ka parakaluar më së shumti këtë edicion të Festivalit të filmit në Kanë ka qenë modelja nga Kosova Heidi Lushtaku. Plot 3 dalje në Tapetin e Kuq e tre fustane të ndryshme që Lushtaku i ka kombinuar edhe me flokëve e aksesorët e zgjedhur.

Vjosa e Fatos Berisha

 

 

So happy to have friends in right places ? thank you Florent! ❤️ for this great video of last night on Red Carpet @festivaldecannes the World premiere of Les Miserables??with @fatossberisha

A post shared by B2-Film.PR.Creative Industries (@vjosab) on

Vjosa dhe Fatos Berisha

 

 

So happy to have friends in right places ? thank you Florent! ❤️ for this great video of last night on Red Carpet @festivaldecannes the World premiere of Les Miserables??with @fatossberisha

A post shared by B2-Film.PR.Creative Industries (@vjosab) on

Çifti i producentëve të njohur nga Kosova Vjosa dhe Fatos Berisha patën githashtu mundësinë të parakalonin në Tapetin e Kuq të Festivalit. Producentja kishte zgjedhur të vishte pantallona e xhaketë të zezë, ndërsa bashkëshorti i saj po producent i qëndrojë bazikë kostumit të zi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF