KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, datë 20 maj 2019

Parashikimi i horoskopit, datë 20 maj 2019

DASHI
Në planin sentimental përmirësimi që kishte filluar ditët e fundit do
të vazhdojë. Klima planetare me mbizotërim të Venusit do iu bëjë paksa
më strikte, por nuk do keni debate. Yjet do merren me buxhetin dhe do
bëjnë çmos që t’ua stabilizojnë atë.

DEMI
Përfitoni nga momentet e shumta të intimitetit sot në çift për t’ia
hapur zemrën partnerit tuaj. Do keni nevojë të afroheni më shumë me
të. Kujdes me shpenzimet e tepruara sot.

BINJAKET
Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen të matur me çdo gjë që do
thonë në mënyrë që të mos krijojnë debate të kota. Ruani qetësinë dhe
do ndiheni edhe vetë më mirë. Perspektivat materiale duken pozitive.

GAFORRJA
Nëse do i kërkoni partnerit tuaj gjëra shumë të vështira ka rrezik të
zhgënjeheni së tepërmi. Tregohuni sa më realiste të mundni që të mos
lëndoheni. Dita e sotme do iu japë mundësinë të kryeni transaksione të
rëndësishme në planin financiar.

LUANI
Ambienti në çift do jetë shumë i qetë sot. Nëse rutina iu ka ardhur në
majë të hundës bëni çmos që ta largoni atë dhe të provoni gjëra të
reja. Reflektoni mirë para se të bëni çdo shpenzim.

VIRGJERESHA
Venusi iu këshillon të tregoheni më të kuptueshëm dhe më të hapur me
atë që keni në krah. Për sa iu përket financave situata do jetë e
mirë, por duhet të tregoheni më të matur nëse do iu duhet të bëni
transaksione.

PESHORJA
Marrëdhënia me partnerin do jetë më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Ju do
jeni të gatshëm të bëni gjithçka vetëm e vetëm që të ndiheni mirë. Me
financat do keni disa probleme por do arrini t’i rregulloni shpejt.

AKREPI
Sot ambienti në jetën e çifteve është do jetë shumë i ngrohtë dhe do e
keni shumë të lehtë të kuptoheni me njëri-tjetrin. Yjet do bëjnë të
mundur qe ju t’i pranoni gabimet në planin financiar dhe të merrni
masa për t’i ndrequr.

SHIGJETARI
Gjatë gjithë ditës së sotme ju që jeni në çift do keni mosmarrëveshje
dhe konflikte të cilat do ua shtojnë mërzitjen. Në planin financiar
nuk do tregoheni aspak të arsyeshëm.

BRICJAPI
Influenca e planetëve do e ulë sensin tuaj të kritikës dhe do i vini
më në pah partnerit tuaj cilësitë dhe të mirat. Kjo do bëjë që ju ta
përforconi më tepër lidhjen. Kujdes me shpenzimet sepse financat nuk
janë në gjendjen më të mirë.

UJORI
Do qëndroni më shumë me partnerin tuaj sot dhe bashkëpunimi në çift do
të rritet. Shprehini sa të mundni ndjenjat dhe do krijoni një klimë të
ngrohtë. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

PESHQIT
Jeta juaj në çift nuk do jetë problematike sot nëse ju nuk tregoheni
shumë kërkues dhe nëse bëni lëshime. Hëna do e përforcojë lidhjen tuaj
dhe komunikimi do të shtohet. Financat do jenë të mira por ju nuk
duhet ta teproni me shpenzimet e pamatura.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF