KreuCelebrity

Ylli i “Game of Thrones” rrëfen periudhën e tmerrshme që ka përjetuar në nisje të serialit!

Sophie Turner është aktorja që luan rolin e Sansës në serialin e famshëm ‘Game of Thrones”. Kohët e fundit aktorja 23-vjeçare ka rrëfyer një periudhën e errët që ka përjetuar në nisje të serialit në vitin 2011, kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. Sophie e ka përjetuar shumë keq famën në një moshë aq të re, pasi ajo nuk ishte aspak e përgatitur për sulmet, apo komentet që bëhen nga njerëz të ndryshëm drejt personazhevë të njohur.

Për yllin e “Game of Thrones”, problemet me depresionin, e shëndetin mendor kanë zgjatur rreth 5-6 vite.

“Ishte e çuditshme. Nuk isha shumë në depresion, por nisa të mendoj vetëvrasjen. Nuk e di pse. Ndoshta mund të ketë ardhur si rrjedhojë e një magjepsjeje të çuditshme që kisha, por po, mendova për vetëvrasjen. “Njerëzit thoshin: Uaa, Sansa ka shtuar 4 kg, Sansa ka hequr 4 kg [Sansa Stark, roli i saj në GOT]. Merrja shumë komente për peshën dhe aknet, megjithëse isha adoleshente dhe ishte normale. Sikur të mos mjaftonte, merrja dhe shumë komente se nuk isha një aktore e mirë. Thjesht i besoja të gjitha. I thoja vetes se isha mbipeshë, se kisha akne dhe nuk dija të aktroja. I kërkoja kostumografëve të më shtrëngonin sa më shumë korsenë pasi kisha tepër probleme me vetëbesimin.” tha 23- vjeçarja për shoë- n televiziv “DR. Phil”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF