KreuStil Jetese

Dhimbje pas dhimbjeje! Pas atakut të Casillas, bashkëshortja në luftë mes sëmundjen e rëndë

Vetëm tre javë pasi portieri i njohur Iker Casillas pësoi atak në zemër, bashkëshortja e tij, Sara Carbonero  ka zbuluar se po lufton me kancerin në mitër.

Gazetarja sportive Carbonero ka lajmëruar ditën e martë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale mbi gjendjen e saj.

“Kur akoma nuk ishim qetësuar nga ajo që i ndodhi burrit tim, tani jeta na ka befasuar përsëri. Këtë herë jam unë që kam atë fjalë me gjashtë gërma që akoma e kam të vështirë ta them. Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët kanë gjetur një tumor në pjesën e vezoreve të vagjinës. Duhet të operohem. Çdo gjë është ok dhe fatmirësisht e kapa në kohë, por më duhet të luftoj muajt e ardhshëm teksa marr trajtimin.

Jam e qetë dhe me besim se çdo gjë do të jetë ok. E di që rruga do të jetë e vështirë, por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur. Kam mbështetjen e familjes dhe miqve të mi, si dhe të një stafi mjekësor të kualifikuar”, ka shkruar ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF