KreuCelebrity

“E di ti kush jam unë”; Ja si vajza e Soni Malaj u mburret shoqeve për të ëmën!

 

Ajo është shtatë vjeç, moshë kjo që kupton fare mirë se ka një mami të famshme me shumë fansa e dashamirës.

Por duket se Ana, vogëlushja e këngëtares Soni Malaj ka filluar ta ‘shijojë’ shumë së fundmi faktin se ka një mami të njohur, e madje ndonjëherë edhe u mburret shoqeve për këtë gjë.

E ftuar në programin “Tempora”, Soni Malaj ka rrëfyer para gazetares Sonila Meço foli si rrallëherë për vajzën e saj 7-vjeçare dhe se si e vogla e përjeton faktin që mami është shumë e njohur.

“Në fillim nuk e përjetonte mirë. E bezdiste ajo tërheqja e vëmendjes nga Ana e vogël, tek mami Soni. Fillova të shqetësohesha pak, sepse mua nuk më pëlqejnë këto tendencat e ambicies, apo xhelozisë. Por me kalimin e kohës, duke e kuptuar, kaloi në stadin: A e di ti kush jam unë, jam goca e Soni Malaj. Gjë që unë e kam bezdi. E kapa në një moment në flagrancë për këtë dhe I thashë: Mami e ka bërë me shumë mund emrin, ti nuk do të mbahesh tek emri i mamit, por duhet të kesh personalitetin tënd. Kjo është gabim’; u shpreh këngëtarja në program.

Ndërsa sa i përket dëshirës se çfarë do të donte Soni që të bëhej e bija, krejt ndryshe nga koleget e saj që nuk i shtyjnë fort fëmijët drejt artit, duke qenë një fushë e vështirë e me sfida, Malaj dëshiron shumë që Ana të bëhet këngëtare kur të rritet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF