Nisin përgatitjet e dasmës; këngëtari shqiptar provon kostumin e dhëndrit!

 

Në shtator të 2019-ës këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyrë pesë vjeçare me një ceremoni të bukur dasme, ku do të jenë të ftuar miq, kolegë e familjarë.

Duket se çifti ka nisur përgatitjet dhe ka qenë pikërisht dhëndri ai që e ka ‘kopsitur’ veshjen e dhëndurisë. Pasi ka veshur kotsumin me të cilin do t’i japi fund beqarisë vetëm pak muaj më vonë, Blero ka postuar foton në llogarinë e tij në Instagram, teksa i drejtohet partneres së tij:

“Po bëhem gati zemër”; ka shkruar dhëndri i ardhshëm, ndërsa ka ‘tag-ur’ emrin e të dashurës së tij Afrona. Veshjen e ditës së tij të madhe, Blero ja ka besuar stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse nusja e ka zgjedhur fustanin e saj, por me siguri bukuroshja Afronë nuk do të tregohet aq bujare sa partneri i saj për ta ndarë me publikun fustanin e saj, deri ditën e dasmës.

 

Previous ArticleNext Article