Pak para turit në botë, pjesëtarja e Spice Girls verbohet nga një infeksion në sy!

Ndërkohë që katër vajzat e famshme të grupit të njohur të viteve 2000, po bëhen gati për t’u ribashkuar për të realizuar një tour botëror, duket se për njërën prej tyre gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Mel B, së fundmi ka shfaqur një problem shëndetësor në sy, ku për shkak të një infeksioni ajo është verbuar (për fat të mirë përkohësisht), duke shfaqur vështirësi të mëdha në shikim.

People shkruan se kënëgtare i doli një herpes në njërin sy, për shkak të një virusi të stiënës, i cili i shkaktoi asaj enjtje, skuqje dhe probleme me shikimin.

Doktori i artistes është shprehur se për fat mirë, pas kurimit artistja tashmë ndodhet në gjendje shumë të miër, dhe problemi me sytë është larguar, ndaj fansat e grupit Spice Girls të mos frikësohen, pasi vajzat janë gati për turin botëror.

Previous ArticleNext Article