KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, datë 23 maj 2019

Parashikimi i horoskopit, datë 23 maj 2019

DASHI

Atmosfera në çift do jetë elektrizuese sot. Nuk këshillohet të merrni vendime sepse do bënit gabime të pandreqshme. Në planin financiar do iu ndihmojnë disa miq dhe do i zgjidhni problemet që keni pasur.

DEMI

Pas një periudhe jo shumë të qetë në jetën në çift, sot situata do fillojë të qetësohet. Ankthi dhe stresi që iu kishte pushtuar do fillojë të largohet dalëngadalë. Jupiteri dhe Plutoni do të favorizojnë financat.

BINJAKET

Lumtura do te mbizotërojë në jetën e çifteve. Vazhdoni të tregoheni tolerante dhe të bëni disa lëshime të vogla dhe do e shihni që ambienti do ngrohet më tepër. Për sa iu përket financave do keni fat.

GAFORRJA

Për pjesën më të madhe të atyre që janë në çift gjërat do shkojnë më së miri. Disa të tjerë mund të debatojnë për disa gjëra të lëna pezull prej kohësh. Disa shpenzime të nevojshme dhe të papritura do ua tronditin pak planin financiar.

LUANI

Gjatë kësaj dite lidhja që keni krijuar do të përforcohet edhe më shumë. Do jeni shumë joshës dhe partneri do ndihet mirë që iu ka në krah. Financat duhet menaxhuar më shumë maturi.

VIRGJERESHA

Për disa prej atyre që janë në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni në asnjë moment komunikimin me partnerin. Kujdes me operacionet e mëdha financiare.

PESHORJA

Do e keni të vështirë sot ta analizoni me objektivizëm jetën tuaj në çift. Do iu mungojë kthjelltësia duke qenë se jeni të futur tërësisht në këtë lidhje. Edhe financat nuk do jenë të këqija.

AKREPI

Ditë shumë e lumtur për të gjithë çiftet. Do keni ndryshime mjaft pozitive në jetën sentimentale dhe emocionet do jenë të shumta. Për sa iu përket financave do merrni vendime të rëndësishme në mënyre që ato mos kenë probleme.

SHIGJETARI

Përfitoni nga kjo ditë në të cilën ndodheni për të përforcuar lidhjen tuaj me partnerin. Pas neglizhencave te kohëve të fundit duhet me patjetër të vendosni qëndrueshmëri. Për sa iu përket parave duhet të kujdeseni më tepër.

BRICJAPI

Pritet një ditë shumë e bukur për jetën në çift. Do ndiheni mjaft mirë dhe të lumtur. Disa personave do iu realizohen edhe ëndrrat më të zjarrta. Klima në planin financiar nuk do jetë e ngrohtë.

UJORI

Do ndiheni shumë mirë me atë që keni në krah sot. Marrëdhënia juaj do jetë më e qartë dhe do i kuptoni më mirë ndjenjat e njëri-tjetrit. Gjatë ditë së sotme do ketë një përmirësim të ndjeshëm të sektorit financiar.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe do përjetoni emocione pa fund. Në sektorin financiar nuk duhet të merrni vendime të nxituara që do iu sillnin probleme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF