KreuStil Jetese

Armina Mevlani e emocionuar: “Nuk e kisha menduar kurrë që një ëndërr e tillë do të bëhej realitet”

Armina Mevlani ka mundur të bëjë realitet ëndrrën e saj të adoleshencës duke veshur fustanin e markës së saj të preferuar. Në Festivalin e Filmit në Kanë, blogerja shqiptare e pranishme në premierën e filmit “Once Upon A Time In Hollyëood” ka parakaluar e veshur me një fustan Vivienne Westwood, një emër që ajo e ka adhuruar që herët.

“Ne moshen 19 vjecare kur mora shperblimin e pare ne pune ,gjeja e pare qe bleva ishin nje pale kepuce Vivienne Westwood, aq shume e adhuroja.”, shkruan Armina në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Jo vetëm kaq por 27-vjeçarja ka rrëfyer edhe emocionet e saj të para kur stilistja e njohur me famë botërore i dërgoi në Tiranë fustanin që ia kishte besuar  shqiptares për ta veshur në Kanë.

“Sot ne tapetin e kuq vete Vivienne Westwood me dhuroi kete fustan te mrekullueshem per te parakaluar ne premieren e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” . Kur ky fustan mu dergua ne Tirane mu mbushen syte me lot , sepse nuk e kisha menduar kurre qe nje enderr e tille do behej realitet ❤️”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF