Aurela Hoxha në Kanë, fustanin ia ‘vjedh’ Michelle Obama-s

Aurela Hoxha ka parakaluar ditën e djeshme në Tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë duke zgjedhur të veshë një fustan të verdhë nga Balenciaga.

Fustani në fakt nuk është i panjohur për publikun dhe kjo ka rënë menjëherë në sy! Në dhjetor të 2018-ës fustani i verdhë me pjesën e sipërme këmishë, i lidhur dhe i çarë në njërën anë të këmbës bëri bujë pasi u vesh nga ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama kombinuar me një palë çizme super të gjata me shkelqim.

Kjo dalje e Michelle u cilësua si një ndër daljet më të guximshme dhe më me stil të sajat e u pasqyruar në gjithë mediat asokohe. Modelja shqiptare bën kështu ‘gafën’ e saj duke parakaluar në Tapetin e Kuq të një eventi kaq të rëndësishëm duke bërë XING me një figurë të njohur për publikun.

Previous ArticleNext Article