KreuArt

FOTO nga Kana/ Sot, prezantohet filmi shqiptar

Ka mbetur edhe pak orë nga mbyllja e Festivalit të Filmit në Kanë dhe e premtja e 24 majit i takon shqiptarëve që kanë mundur të kenë krijimin e tyre në Festival. Enerik Beqiraj është i pari regjisor shqiptarë që konkurron për cmimin e rëndësishëm “Palma e Artë” me filmin “The Van”, film me metrazh të shkurtër që konkurron sot në Festival.

“Sot konkuron filmi i tij THE VAN dhe jemi te mbushur me emocione se bashku me Erenikun, aktoret, Lulin, Afrimin dhe stafin e tij.SUKSESE KAMPIONE!,” shkruan producenti i njohur Ilir Butka krahas disa fotove të shpërndara direkt nga Kana.

Sa i përket filmit ‘The Van” filmi flet për një djalë rreth të 20-ve i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues.

Furgoni (The Van) është një prodhim shqiptaro-francez, i realizuar me fonde Franceze. Xhirimet e filmit janë kryer ne fillim te muajit Janar të këtij viti dhe në Shkurt filmi mbylli post-produksionin në Paris.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF