KreuCelebrity

‘Hutaqja’ Rita Ora, harron në avion bizhuteritë me vlerë 4 milion dollarë!

Këngëtarja kosovare me famë botërore duket se ka qenë tejet e hutuar e emocionuar, teksa udhëtonte drejt Cannes, pasi Rita Ora ka harruar në avion bizhuteritë që mbanin vlerën as më pak e as më shumë sesa 4 milion dollarë.

Këngëtarja kishte huazuar nga një markë prestigjoze stolitë luskoze, të cilat do t’i mbante Cannes, por ndihmësja e  saj i ka harruar në avion, ndërsa ka zbritur në aeroportin e Nicës. Ndonëse zonja në fjalë është kujtuar vetëm disa minuta më vonë për ‘bëmën’ që mund t’i kushtonte miliona dollarë, për fat të keq avioni kishte nisur fluturimin për t’u kthyer në Londër.

Gjithsesi bizhuteritë kanë mbërritur sërish në duart e Ritës, pasi një tjetër avion ja ka kthyer yllit të pop-it në Nice.

“Dikush me mendje në re, gati humbi disa miliona”; tha me shaka një polic në aeroportin e Nices.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF