KreuFashion

Çfarë duhet të bëni për lëkurën, përpara se të shkoni në plazh këtë fundjavë?

Nëse keni një lëkurë të thatë, është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për të për faktin se njërëzit me këtë tip lëkure kanë prirje për t’u rrudhur më shpesh. Për këtë arsye ne kemi vendosur që t’ju sjellim një maskë për lëkurën tuaj, e cila mund të bëhet shumë thjeshtë në kushte shtëpie.

Ju nevojitet pak avokado, kos, vaj ulliri dhe mjaltë.

Këto produkte përzijini në një tas të vogël dhe më pas masën e krijuar, aplikojeni në fytyrë në formën e një masazhi. Lëreni për 30 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Kjo maskë është shumë e mirë për hidratimin e lëkurës dhe zhdukjen e qelizave të vdekura. Tani që vera ka mbërritur dhe jemi në fundjavë, jua rekomandojmë që ta bëni këtë maskë përpara se të shkoni në plazh!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF