KreuCelebrity

Le t’i japim Capital T, çfarë i takon Capital T

Ndoshta nuk ja njihni këngët, ndoshta nuk është artisti juaj i preferuar, ndoshta nuk i keni dëgjuar asnjë këngë…ama një anë dhe atë më njerëzoren që tejkalon çdo sukses karriere,  le t’ja njohim dhe pse jo duartrokasim të gjithë.

Capital T është reperi nga Kosova i cili numëron më shumë se 900 mijë ndjekës, ndër ta me siguri pjesa më e madhe fansa të muzikës që ai bën, e që çdo herë e më shumë krahas portretin prej të ‘forti’ që ja dikton muzika që bën, veshjeve të shtrenjta, makinave të fundit…po njihen me anën njerëzore të idhullit të tyre, atë të të ndihmuarit të njerëzve në nevojë.

Shumë e kanë ‘sulmuar’ se pse 28- vjeçari i bën publike aktet e kauzat e bamirësisë, por në fund të fundit pse jo; pse reperi që e duan dhe e pëlqejnë mijëra të rinj, të mos jetë një shembull i mirë për brezin e tij; sepse një vepër e mirë quhet njëlloj e tille, qoftë e bërë privatisht e qoftë publikisht, pasi në fund, në të dyja rastet qëllimi është i njëjtë dhe i vetëm; ndihmohen dhe ndihen mirë njerëzit që kanë nevoja….

Së fundmi Trimi (kështu është emri i vërtetë i Capital T) dhuroi një shtëpi me vlerë 30 mijë euro për një familje në nevojë; pak ditë më parë shtroi një iftar për 300 veta; disa muaj më parë dhuroi pesë shtëpi të tjera për pesë familje ta pastreha në Kosovë, ndërsa herët që reperi Kosovar ka surprizuar me dhurata fëmijë të qendrave të ndryshme janë të shumta…

Nuk e dimë se ç’ndjesi ju japin juve vepra të tilla, por një i ri që ndan të mirat e tij materiale me ata që kanë nevoja, asesi veprat e tij nuk kanë sesi të mos përshëndeten e të mos lënë një shijë të mirë, e pse jo edhe të merren shembull.

Ndaj le ti japim Capital T, atë që i takon Capital T.

Burimi: Bordo.al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF