Manjola Nallbani përlotet në emision kur flet për vajzat!

Ka qenë dhe mbetet një prej këngëtareve më të dashura për publikun; me vokalin dhe figurën e saj përherë të kuruar dhe elegante, Manjola Nallbani ka fituar zemrat e shumë shqiptarëve. Por ndërsa e adhuron profesionin e saj, Manjola është dhe një nënë tejet e përkushtuar. Dashuria që ka për të bijat është e admirueshme, dhe atë e tregoi edhe një herë gjatë një interviste më Orinda Hutën.

Këngëtarja e vuan faktin që jeta të ndan prej tyre. Një prej vajzave jeton në Londër, dhe duke folur për ndikimin që largësia ka mbi të, Manjola u përlot. Pjesë e recitalit të saj është dhe një këngë e kushtuar pikërisht vajzës që është larg. “Ne jemi prindër shumë të lidhur me fëmijët. Unë edhe kur shkoj jashtë dhe më thonë, akoma nuk je mësuar dhe unë u them: kurrë nuk kam për t’u mësuar. Sa të kem jetë nuk do mësohem me këtë gjë. Këtë këngë nuk desha ta këndoj në mes se e di se sa herë ta këndoj kam këtë lloj ndjesie!”- u shpreh ajo.

Previous ArticleNext Article