KreuStil Jetese

Moda e fundit për këpucët e nuseve janë sheshkat, por këto që propozon Crocs janë të tmerrshme!

Në fakt, nuk janë sandale elegante të sheshta, por janë gati si shapka të zbukuruara me ca temina, dhe zor se mund të imagjinohen me një fustan pompoz dasme. Sigurisht, ka dhe vajza që preferojnë rehatinë e për këtë, edhe do t`i pranonin t`i mbanin në këmbë ne ditën e tyre të madhe.

Por mendimi është I përgjithshëm është se ato cfarë propozon Crocs nuk janë një alternativë serioze.

Kompania megjithatë ka vazhduar t`I reklamojë  sandalet e saj që vijnë me cmimin 79 paundë, dhe thekson se e mira e madhe e tyre është që nuk ka përse mbahen vetëm në ditën e dasmës, por mund të gjejnë përdorim edhe më vonë!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF