KreuCelebrity

Shifra/ Ja sa ka fituar filmi “2 gisht mjaltë”

Pyetjet që përmbajnë shifra parash, shpesh nuk marrin përgjigje, ku ai që pyetet me diplomaci ose jo përpiqet të mos thotë asnjë numër!

Por Ermal Mamaqi, pyetjes se sa para ka fituar nga filmi “2 gisht mjaltë” i është përgjigjur troç, më shumë se 1 milion euro!
Në në një intervistë të dhënë për “Cineropa” aktori dhe moderatori nuk i ka bërë fare bisht pyetjes dhe është shprehur:


“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve. Në fillim kisha frikë nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF