KreuStil Jetese

La aktrimin për gazetarinë, Eni Shehu tregon arsyen

Të gjithë e njohim si gazetar i spikatur i ekranit por pak kush e di që Eni Shehu në fakt ka përfunduar studimet e larta për aktrim në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ndonëse e nisi karrierën si aktor fill pasi përfundoi studimet, rruga do të ndryshonte shpejt për Enin pasi ai ‘braktisi’ aktrimin për gazetarin e arsyen këtij vendimi e ka shpjeguar vetë në intervistën e dhënë për numrin e ri të Revistën Class.

Me gazetarinë jam takuar “aksidentalisht”. Direkt pasi përfundova Akademinë e Arteve mora pjesë në Festivalin Teatror që mbahej atë kohë në Teatrin Kombëtar (2012). Ishte roli im i parë në skenën-ëndërr të çdo aktori, karakter shumë kompleks, sfidues. Ndodhi që shfaqja u prit jashtëzakonisht mirë, madje unë si protagonist (Kaligula) fitova çmimin e aktorit më të mirë. Imagjinoni ngazëllimin e një të sapodiplomuari, i cili “shikon dritë në fund të tunelit”, pasi i kanë thënë katër vite rresht: “Ç’e do aktrimin”…! Shto këtu dhe që sot e kësaj dite, akoma nuk e di kush ishin ata që ma dhanë atë çmim, kush ishte pjesë e jurisë që më vlerësoi. Krejt si në ëndrra fillova të besoj te pasioni për të cilin kisha investuar.
Por, nuk zgjati shumë, pasi menjëherë erdhi zhgënjimi që më largoi papritur nga dashuria që po lindte.”,
rrëfen Shehu.

Teatri gjithnjë ka qenë temë debatesh për mënyrën se si drejtohej, kush dhe si i merrte rolet. Por atë kohë u hap fjala se çdo aktor do të zgjidhej me audicion, u bë reklamë e madhe. Me shumë dëshirë u paraqita në audicion për një shfaqje ku kërkoheshin dy djem. Që pa hyrë, teksa prisnim në radhë, nëpër korridore fliteshin dy emra që do të “fitonin”. Megjithatë unë u paraqita duke dashur të besoj të kundërtën, se mund t’ia ndryshoja mendjen grupit përzgjedhës. Ndodhi fije për pè siç dëgjova mes aktorëve dhe kjo nuk ishte shumë shpresëdhënëse për mua. Te nesërmen kërkova të takoja drejtuesin e sapoemëruar të Abc Neës, Armand Shkullakun, të cilin as nuk e njihja. Me të, nisa gazetarinë nga A-ja.”, përfundon Shehu rrëfimin për arsyen që e shtyu të “heqë” dorë nga pasioni dhe profesioni i tij.

Prej pak kohësh Eni Shehu është shkëputur nga gazetaria dhe sa i përket aktrimit ka zbuluar për publikun se tashmë ka ndërmend të synoj Holliwood-in.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF