KreuCelebrity

Bebi Archie sapo takoi shoqen e ngushtë të mamit!

 

Këtë fundjavë Serena Williams postoi disa foto, ku dukej në një ambient shumë të ngjashëm me shtëpinë ku jeton familja e Dukës dhe Dukeshës së Sussex së bashku me bebushin 21 ditësh Archie.

Dailymail shkruan se sportistja e njohur ka fluturuar drejt Londrës për të takuar djalin e shoqes së saj, para se të nisej më tej për në Paris ku do të përgatitet për evenimentin e French Open.

Meghan Markle prej karrierës si aktore ka shumë miq të famshëm, dhe bebushi Archie ka patur shumë vizitorë të njohur. Serena Ëilliam ka shkuar në shtëpinë e Meghan së bashku me bashkëshortin Alexis Ohanian dhe vogëlushen e tyre 1-vjeçare Olympia.

Ndonëse thuhet se vizita ka qenë shumë e shkurtër, ylli i tenisit ka gjetur pak kohë për të pozuar në ambientet e shtëpisë së Meghan dhe Harry duke i ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF