KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, datë 27 maj 2019

Parashikimi i horoskopit, datë 27 maj 2019

DASHI
Buzëqeshni pasi dita sot është shumë e bukur. Shpirti juaj aventurier
do të mbizotërojë kudo. Takimet e reja që do bëni kohët e fundit, do
shtojnë gëzim në jetën tuaj të dashurisë.

DEMI
Këtë periudhë, keni marrë pjesë në aktivitete të shumta. Ditët në
vijim do të jenë lehtësuese për ju. Gjithashtu mund të krijohen
mundësi të reja, më të kënaqshme për ju.

BINJAKET
Ju shpesh jeni të preokupuar me jetën e njerëzve të tjerë. Sot, do të
vlerësohet përkushtimi juaj ndaj këtyre personave. Mos lini pas dore
nevojat për të mbledhur energjinë tuaj.

GAFORRJA
Sot nuk do keni dëshirë të lëvizni nga shtëpia. Mbase kjo gjë do t’ju
ndihmojë të përmbushni qëllimet tuaja. Ju këshillohet të kaloni një
pjesë të kohës jashtë, duke shëtitur.

LUANI
Ditët përpara duhet të jenë të shkëlqyera për ju. Gjithmonë keni pasur
tendencë për të punuar me një energji të pashembullt dhe sot do të
shpërbleheni. Njerëz si ju gjenden rrallë.

VIRGJERESHA
Ju keni qenë me fat këto dy muajt e fundit, nuk ka asnjë dyshim për
këtë. Në këtë periudhë duket sikur fati juaj po ndryshon. Diçka nuk
shkon drejtë në jetën tuaj të përditshme.

PESHORJA
Sot do të keni dëshirë të shkoni në një udhëtim të gjatë. Mos u
habisni nëse puna juaj ju dërgon të bëni një aventurë. Shkoni në një
vend të ri, të merrni ajër të pastër.

AKREPI
Kjo do të jetë një ditë e mirë për të shqyrtuar jetën tuaj të
përditshme. Në përditshmërinë tuaj do të shtoni elemente të reja. Kohë
e favorshme për të zgjedhur një hobi.

SHIGJETARI
Keni pasur disa probleme muajt e fundit në jetën sentimentale. Kohët e
fundit ju keni mësuar diçka. Sot është dita të reflektoni, për të mos
rënë në kurthe të njëjta të vjetra.

BRICJAPI
Sot do jeni të pasigurt në vetvete. Ju keni shumë dëshira dhe ëndrra,
por shikoni sa keni realizuar. Ka ardhur koha ta kaloni, pasi momente
të tilla mosbesimi kanë pasur të gjithë.

UJORI
Ju mund të takoni disa njerëz të rinj. Një koleg do t’ju ndihmojë të
nisni disa eksperimente të pazakonta që nuk i keni bërë më parë.
Mundësitë e reja duhen parë me kujdes.

PESHQIT
Për javë të tëra, ju jeni kujdesur për të kapur gabimet në punën tuaj.
kritikat që ju kanë bërë të tjerët, janë një mësim i mirë për ju. sot
do të merrni disa komplimente të merituara.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF