Për herë të parë në histori, një deputete shqiptare futet në Parlamentin Europian!

Parlamenti Europian do të ketë një karrige për herë të pare për një deputete shqiptare. Arba Kokalari 32 vjeç mori mbështetjen e suedezëve në zgjedhjet për paralementin europian këtë të dielë.

Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar të Suedisë (Moderatna).

Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!” shkruante deputetja më e re e PE, Arba Kokalari në Facebook pas daljes së rezultateve. Partia ku bën pjesë edhe shqiptarja fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE.

Por kush është ajo? Arba Kokalari lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe është mbesa e Musine Kokalarit së diplomuar në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por që u dënua dhe internua më vonë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe vdiq në 1983.

Previous ArticleNext Article