Për herë të parë një deputet nga komuniteti rom në Parlamentin e Shqipërisë!

Ervis Meço është i pari deputet i emëruar ndonjëherë në Parlamentin shqiptar, që vjen nga komuniteti rom. Ka qenë deputetja Rudina Hajdari e cila ka prezantuar me të riun që do të bëhet pjesë e ligjvënësve në Kuvendin e Shqipërisë.

Ervis Meço është i riu i cili futet në Parlament nga lista e deputetëve zëvendësues pas djegies së mandateve nga opozita, ndërsa është i pari i këtij komuniteti në Shqipëri.

“Rastësi e bukur! Ervis Meço ishte një nga zëvendësuesit e atyre deputetëve që dogjën mandatin e tyre. Deputeti i parë nga komuniteti rom i emëruar ndonjëherë Parlamentin e Shqipërisë. I uroj Ervis Meço shumë suksese dhe shpresoj se ai do të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë”:  ka shkruar deputetja Hajdari.

Meço me siguri do të jetë një Zë më shumë për t’i ardhur në ndihmë të komunitetit që përfaqëson!

 

Previous ArticleNext Article