KreuCelebrity

Kirk dhe Anne Douglas festuan 65 vjetorin e martesës ( bashkë bëjnë 202 vjec)!!

“Në fillim, nuk kam qenë besnik“,  rrëfen pa doreza aktori legjendar, “por ajo është shpirti im binjak“!! Kirk dhe Anne Douglas bënë 65 vjet të martuar, një gjë tmerrësisht e rrallë kjo në Hollivud ( vetëm Paul Newman e Joanne Woodward kanë kremtuar 50 vjet bashkë, të cilat përfunduan kur ai vdiq në 2008-tën). Aktori I famshëm nuk e kishte pasur të lehtë ta bënte për vete në fillim: reputacioni I tij I playboy-t e kishte shtyrë Anne-n ta refuzonte dy herë, por në fund, rezultoi që ai ishte I parezistueshëm!

Thonë se një nga sekretet më të mëdha të martesës jetëgjatë është..të qeshni bashkë! Kirkut dhe Annes, kjo nuk I ka munguar asnjëherë, edhe pse sot janë të dy në karrige me rrota, të rrethuar nga dashuria e fëmijëve, nipërve e mbesave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF