KreuCelebrity

Diellza Kolgeci tregon me sinqeritet periudhën pas lindjes: “ Castet më të vështira të jetës“!!

Nuk ka vecse pak javë që u bë nënë për herë të parë, dhe Helena është kthyer në gjënë më të rëndësishme të jetës për ish Miss Kosovën. Dashuria me të cilën ajo rrethohet është e madhe; Diellza e konsideron “mrekulli të Zotot“ edhe vetëm momentin kur e pa fytyrën e vajzës së saj në kontrollin me ultratinguj.

Por ajo rrëfen me pastërti se kjo nuk është një periudhë e lehtë për të. Në një intervistë për Telegrafin, Diellza foli për vështirësitë e mëmësisë që tani po I provon vetë: “Është ndjenjë që vërtet vështirë mund të përshkruhet, por mund t’ju them që jam duke kaluar momentet më të rënda të jetës time, pasi që çdo gjë dua të bëj perfekt dhe në të njëjtën kohë momentet më të lumtura të jetës time, aspak e lehtë netët pa gjumë, e lodhur, por gjatë ditës Helena më jep një super – energji”, – tha ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF