KreuCelebrity

Redi Jupi angazhohet në politikë!

 

Redi Jupi ka vendosur të merret seriozisht me ‘gdhendjen’ e brezit të ri, të cilët kanë talent e dëshirë të merren me futboll. Prej disa muajsh ai ka hapur një akademi futbolli më periferi të Tiranës, ku të rinjtë e apasionuar pas futbollit mund të rriten profesionalisht.

Megjithatë duket se ky nuk është angazhimi i vetëm i ish-futbollistit të njohur, pasi së fundm angazhimi i radhës i Redi Jupit ka të bëjë me politikën. Jupit i është propozuar të mbajë pozicionin e anëtarit të këshillit bashkiak për bashkinë Kryeqytetit, ndrësa i ftuar në programin Wake Up, Redi u shpreh se ky angazhim nuk është më shumë politik sesa dëshira që ai ka të japë kontributin e tij si profesionist i futbollit.

“Patjetër që ‘backgroundi’ sportiv ka një ndikim të madh në këtë përzgjedhje që është bërë. Në përgjithësi unë i marr seriozisht që bëj, sado të vogla të jenë. Aq më tepër që ky pozicion është tejet i rëndësishëm sepse të jesh përfaqësues në Këshillin Bashkiak të qytetit tënd është e një rëndësie të veçantë. Por nuk mund të them që është nje impenjim politik mirëfilli. Impenjimi im do të jetë për të sjellë kontributin tim lidhur me background-in që kam”; u shpreh Redi Jupi në program.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF