Pas problemeve me ligjin; këngëtarja shqiptare humb babain!

 

Nuk ka qenë një periudhë aspak e lehtë për reperen nga Kosova Loredana, e duket se vështirësitë nuk kanë të sosur për të.

Pas skandalit që e përfshiu në një aferë mashtrimi, ku një çift zviceran e akuzoi reperen se i ka zhvatur mijëra euro, lexo këtu; një tjetër ngjarje e trishtë i ka ndodhur Loredanës. Babai i saj është ndarë nga jeta duke trishtuar shumë artisten.

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”; i ka kushtuar një status artistja babait të saj të ndjerë.

Ndërsa edhe dhëndri i të ndjerit, reperi Mozzik i ka kushtuar disa fjalë zemre vjehrrit të tij:

“Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtoj sa të jem gjallë”

Previous ArticleNext Article