KreuArt

E dhimbshme/ Mes ngashërimash “Parodistët e Vlorës” i japin lamtumirën mikut të tyre!

 

Po i jepet lamtumira sot në qytetin e tij të lindjes Vlorë aktorit Muhamet Liko, i cili u nga jeta këtë të enjte pas problemeve me zemrën.

Tre kolegët e Metit (siç miqtë e kolegët e thërrisnin), e kanë të vështirë të pranojnë humbjen e mikut të tyre dhe mes lotësh e ngashërimash po i japin sot lamtumirën mikut e kolegut me të cilin kanë bërë të qeshin miliona shqiptarë kudo që janë për mëse tri dekada.

Në disa foto të publikuara nga Newsbomb shihen pjestarët e “Parodistëve të Vlorës” Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo të cilët të pikëlluar e të trishtuar qajnë për humbjen e parakohshme nga jeta të Muhamet Likos, teksa mbahen homazhet në teatrin “Petro Marko”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF