KreuStil Jetese

Lady Gaga shpëton paq! Bie aksidentalisht nga roboti në skenë

Lady Gaga ka përjetuar një incident të sikletshëm teksa performonte live në skenë këngën e saj “Judas”. Më 30 Maj artistja ishte duke performuar në skenën e koncertit të saj në Las Vegas ku në një moment ka tentuar të zbresë nga roboti ku kishte hipur, por ka rrëshkitur duke rrezikuar edhe jetën.

Fatmirësisht në këtë moment të performancës ajo ka pasur pranë dy balerinët e saj që e kanë ndihmuar yllin e muzikës t’ja hedh paq pa dëme, duke bërë të mundur që incidenti të kalojë pa zhurmë e Gaga të vijojë performancës sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Video-ja e rrëzimit të artistes është publikuar në rrjetet sociale nga fansat e pranishëm në koncert.

 

 

Casi se nos cae Lady Gaga hoy!!! ? #gagavegas #ENIGMA

A post shared by Madre Monster (@madremonsterchile) on

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF