KreuCelebrity

Alteo i mami Fjodorës u bë artist; sapo dha koncertin e tij të parë!

Është vetëm pesë vjeç, por Alteo qenka artist, dhe artist prej vërteti.


Mami Fjodora ka ndarë një video të ëmbël në rrjetin social instagram teksa shihet vogëlushi që luan në piano.

Sepse Alteo sapo ka dhënë koncertin e tij të parë; dhe nëse mendoni se ka studiuar gjatë për këtë arritje në art e keni gabim! Teos ju deshën vetëm 6 leksione për të qenë gati për koncertin; e duket se vogëlushi qenka një artist i lindur!


Fjodora Fjora është shumë diskrete kur bëhet fjalë për të birin, dhe postimet e saj me Teon në instagram janë pakta, ama krenarinë për artistin e saj, mami Fjodora nuk mundi ta mbajë për vete dhe e ndau edhe me ne!
Dhe sa mirë bëri, e shijuam edhe ne koncertin e vogëlushit simpatik Alteo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF