KreuCelebrity

Cilët ishin dhe çfarë veshën të ftuarit VIP në dasmën e Gaz Paja!

Mbrëmbjen e kaluar aktori Gaz Paja i dha fund beqarisë dhe lidhi kurorë me partneren disa vjeçare bukuroshen Ira Seferi.

Pas ceremonisë së celebrimit që u mbajt në taracën e Bashkisë, çifti i sapo shpallur burrë e grua, kishin organizuar një festë madhështore në një prej hoteleve më luksozë në Tiranë, ku familjarë, të afërm miq, e kolegë festuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në dasmën e Gazit dhe Irsës.

Nusja, nuk mund të ishte më e bukur se kaq, e cila e qeshur, me një portret ëngjëllor dhe fustanin me bisht tejet të gjatë, dukej si princesha në përrallë.


Emra të njohur si Xhemi Shehu, Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa, aktorë e kolegë të Portokalli etj, morën pjesë në gëzimin e çiftit të ri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF