KreuCelebrity

Enca e ka të qartë: Sa dhe si do jenë fustanet e saj të nusërisë!

 

E ftuar në eventin e “Geraldina Sposa” disa ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia ndali për pak çaste përpara mikrofonit të programit “Jo vetëm mode”.

Duke qenë se eventi kishte ‘kryefjalë’ fustanet e nusërisë, edhe Enca u pyet nëse e mendonte ditën e saj të madhe dhe fustanin e bardhë.


“Pse ju duket kaq e pabesueshme që mund të jem nuse. Unë mezi po pres! Një ditë kur të bëhem nuse, nisur nga çfarë pashë në sfilatë më pëlqyn tre modele që mendoj se do t’i vishja!
E para është një ‘jumpsuit’ i tejdukshëm ( e pritshme nga unë besoj)
I dyti do jetë një fustan super i madh me super gogla, por me atlete
Ndërsa i treti do jetë diçka shumë i rehatshmëm, që të bëj qejf kur të jenë larguar njerëzit e largët, e të kenë mbetur vetëm të afërmit”; tregoi Enca, e cila ndonëse nuk flet ndonjëherë për jetën private, dhe ‘dhëndrin’ me shumë mundësi do të na e mbajë të fshehur, ama tek fustani i nusërisë i paska idetë mëse të qarta!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF