KreuFashion

Le të flasim pak për kremrat mbrojtës ndaj diellit!

 

Mbrojtja ndaj diellit është më se e rëndësishme jo vetëm për shëndetin, por edhe për bukurinë tonë sepse parandalon dëmet që shkakton dielli si kanceri i lëkurës apo plakja dhe rrudhat. Jo të gjithë e dinë se të mbrohesh nga dielli jo vetëm që mbron lëkurën nda dielli, por edhe zgjat nxirjen e saj. Ne ju japim disa këshilla mjaft të vlefshme për këtë periudhë të nxehtë, në lidhje me mbrojtjen për të cilën keni nevojë, sipas llojit të lekurës suaj.

Përdorni një mbrojtës nga dielli me faktor shumë të lartë: (SPF 30-SPF 50)  nëse ju keni një lëkurë me ngjyrë të çelët ose në rast se po ekspozoheni në diell për herë të parë. Edhe nëse keni një lëkurë me ngjyrë të errët, mos përdorni kurrë një krem mbrojtës me faktor nën 20.

Zgjidhni një krem që ju mbron nga të dyja rrezet UVA dhe UVB: këto dy lloje  rrezesh diellore mund të shkaktojë dëmtimin e lëkurës, në një afat të gjatë apo të shkurtër.

Ju mund të preferoni të përdorni një krem rezistent ndaj ujit dhe djersës, në mënyrë që të jeni gjithmonë të mbrojtur edhe pas notit në plazh apo pishinë.  Megjithatë, mos harroni për të ri-aplikuar herë pas here kremin edhe  pas notit.

Nëse keni një lëkurë me akne ose puçrra, ta dini se ekzistojnë kremra të veçantë të cilët përveç mbrojtjes nga dielli kanë funksion edhe parandalues ndaj akneve. Duhet të përdorni patjetër produkte të veçanta pasi dielli, nxehtësia dhe djersa i përkeqësojnë aknet.

Keni lëkurë të thatë ose tepër të thatë? Atëherë ju duhet një mbrojtës specifik për lëkurën tuaj i cili përveç se e mbron atë nga dëmet e diellit, e zbut dhe e ushqen. Në këtë rast rekomandohet ta aplikoni pas çdo ekspozimi në diell.

I keni bezdi kremrat dhe preferoni një mbrojtës në formë spraj? Po, ka edhe produkte të tilla gati të padukshme të cilat nuk kanë nevojë të masazhoni lëkurën pas aplikimit. Këto produkte mbrojtëse janë me bazë vajore, nuk kanë nevojë të masazhoni lëkurën pas aplikimit, janë transparente dhe ju lënë një ndjesi freskie.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF