KreuCelebrity

Pas mbylljes së sezonit të “Dua të të bëj të lumtur” ja ku është arratisur Arbana Osmani!

Ka përfunduar një sezon të sukseshmëm me programin “Dua të të bëj të lumtur” dhe pasi ka lënë ‘timonin’ e moderimit, për të paktën katër muajt e ardhshëm, deri në nisje të sezonit të ri, Arbana Osmani ka marrë pushimet në kuptimin e plotë të fjalës!

Relaks, det, diell, veshje të lehta, ishull përrallor e me siguri shoqëruar nga njerëzit e saj të dashur; moderatorja e njohur ka zgjedhur ishujt e bukur të Greqisë dhe pikërisht qytezën Galatas, e cila është një ndër vendet më tradicionale greke, për t’u relaksuar pas një sezoni të gjatë televiziv.


Arbana ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në instagram teksa po pushon dhe duket se po i shijon më së miri ditët e saj të pushimeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF