KreuBusull

Vijojnë lëkundjet në Korçë; 90 banorë e kalun natën në çadër!

 

Mbi 90 banorë në fshatin Floq të Korçës, por edhe të disa zonave përreth e kanë kaluar natën jashtë në 50 çadra që u ngritën nga Forcat e Armatosura pas tërmetit që u regjistrua dje, ndërsa lëkundjet ende vijojnë. Banorëve ju është siguruar ushqimi,  uji i pijshëm, krevate dhe batanije.

Frika dhe paniku ndihet ne cdo familje ne fshatin Floq.
Përpos ditës së djeshme ku u regjistruan mbi 20 lëkundje pas tërmetit 5.3 ballë edhe sot kanë vijuar. Prej orës 00:35 minuta deri në 09:00 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 6 lëkundje me magnitudë deri në 3.5 ballë duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët e juglindjes së vendit. Epiqendra e tërmetit është fshati Floq.


Burimi: Shqiptarja.com

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF