Zaho një surprizë për babi Edin këtë mëngjes!

Do të jetë një muaj tejet intensiv ky për Kryeministrin e vendit Edi Rama, duke qenë se më 1 Qershor u çel fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale.


Si për t’i uruar mirëmëngjes, apo si për t’i kujtuar që të kthehet në shtëpi shpejt, Zaho, djali 5 vjeçar i Kryeministrit e ka surprizuar të atin këtë mëngjes, duke ja mbushur gomat e makinës me kukullat, heronjtë e tij të preferuar.


Rama ka ndarë fotot në llogarinë e tij në instagram teksa duket makina e ‘zbukuruar’ më këndshëm se asnjëherë.
“Mirëmëngjesi i Zahos për mua sot”; ka shkruar Kryeministri përbri fotove, teksa duket ‘vepra’ e bukur e të birit!

Previous ArticleNext Article