Ai e dashuronte në fshehtësi dikur, Hueyda ia shpreh dashurinë në shqip!

Hueda El Saied prej kohësh po jeton një histori dashurie me partnerin e saj të quajtur Tier. Ndonëse fillimihst e mbajti historinë larg vëmendjes së publikut, mjaftoi një zemër nën një foto të çiftit që të tregohej se ajo kishte gjetur sërish dashurinë, pas divorcit.

Tier, i cili e njihte dhe e dashuronte Hueda El Saied-in prej 5 vitesh, derisa gjeti kohën e duhur për t’i shprehur dashurinë. Çifti gjendet aktualisht me pushime dhe Hueyda nuk ka nguruar të publikoi një video së bashku teksa dëgjihet t’i thotë “Dashuria e jetës sime”, ndërsa partneri pasi i dhuron një puthje në ballë e puth në buzë.

Hueyda është nënë e një djali të quajtur Gabriel dhe ka treguar se marrëdhënia mes të birit dhe partnerit të saj është e mrekullueshme e madje shpesh ata pushojnë edhe të tre së bashku.

Previous ArticleNext Article