KreuCelebrity

Historia e Celina Dion: një dashuri e fuqishme, por ai pati një fund tragjik!!

Rrallëherë në historinë e showbizit mund të gjendet një cift aq I konsoliduar sa Celine Dion me të shoqin e ndjerë René Angélil. Ata u njohën kur ajo ishte 12 vjec dhe ai 38. Ai e pa talentin e jashtëzakonshëm dhe investoi në karrierën e saj, ndërsa ajo e adhuronte në heshtje.

Takimin e parë e patën vite më vonë, por marrëdhnien, këngëtarja do ta bënte publike 5 vjet pas atij momenti. “ Kisha frikë se c`do të thoshte bota“,  pat rrëfyer ai, ndërsa Celine donte që ta merrnin vesh të gjithë.

Cifti lidhi kurorë në një ceremony pompoze në Montreal, në 1994-tën. Por vetëm katër vjet më vonë, lumturia e tyre do të lëkundej nga lajmi se ai vuante nga kanceri. Megjithatë karriera e saj ishte në kulmine  vet, Celine u tërhoq që t`I qëndronte pranë të shoqit. Në vitin 2000, ai u duk se u shërua, por sëmundja më vonë u rikthye përsëri, dhe Rene ndërroi jete janarin e vitit 2016.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF