I sëmuret vajza 15 muajshe, Kylie Jenner kalon ditën në spital

Vajza e vogël e Kylie Jenner, Stormi është shtruar të dielën në spital për shkak të një reaksioni alergjik. 21-vjeçarja i është drejtuar me urgjencë spitalit së bashku me partnerin e saj Travis Scott për shkak se vajza 15 muajshe ndjehej keq dhe ndaj dyshja është detyruar të kalojë ditën në spital.

Por gjithçka ka përfunduar shpejt sepse Stormi vogël është shëruar plotësisht. Duke ndarë një foto me vajzën e voël duke fjetur në krahët e së ëmës, Kylie dha lajmin duke shkruar:

 

“E kalova ditën në spital me vogëlushen time. Pati një alergji por tani është 100% mirë dhe ne jemi në shtëpi tani. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi kur ndodhin këto gjëra. Zoti i bekoftë të gjitha nënat me fëmijë të sëmurë. Ju dërgoj shumë dashuri dhe energji pozitive”.



 

Previous ArticleNext Article