KreuCelebrity

Shapkat 779 euroshe që kanë fiksuar vajzat e showbiz-it shqiptar!

Në koleksionin e fundit Verë 2019, të markës Christian Dior u lançuan shapkat “Dway Mule in Embroidered Cotton”, të cilat kushtojnë 779 euro.

Si një ndër vajzat që pëlqen të përqafojë trendet e reja, fashionistja Lori Hoxha nuk ngurroi t’i bënte pjesë të garderobës së saj shapkat Dior.

Rreth dy muaj më parë, teksa ishte me pushime trashëgimtarja e Top Media u pa të mbante veshur Dway Mule, teksa po shijonte një pije në breg të detit.

Edhe moderatorja Arbana Osmani duket se e ka pëlqyer koleksionin e funditë të Dior dhe ka zgjedhur të blejë edhe ajo shapkat të cilat janë të veshura në pjesën e sipërme me copë pambuku. Pasi mbylli sezonin e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana ka marrë disa ditë pushime në ishujt e Greqisë dhe në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, pamë teksa mbante veshur shapkat Dior.

Edhe Jona Spahiu i ka bërë pjesë të garderobës së saj këtë fillim vere shapkat Dior. Një ditë më parë moderatorja simpatike postoi një foto në isntagram dhe syrit tonë nuk i shpëtuan shapkat 779 euroshe.

A do të jetë ky trendi i verës, që do të përqafohet edhe nga vajza të tjera të showbiz-it shqiptar?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF