KreuCelebrity

Shtatzënë dhe zhytje në Oqean; Sara Hoxha tregon aventurën e para një muaji!

 

Pak ditë më parë Sara Hoxha surprizoi jo pak teksa publikoi një foto në Instagram me barkun e rrumbullakosur. Po të mos lexonim diçiturën nën foto do të mendonim se është një foto e vjetër nga pritja e ëmbël me London Noor. Sara është sërish shtatzënë, dhe Londoni shumë shpejt do të jetë vëllai i madh.

Sot trashëgimtarja ka postuar një tjetër foto me barkun e rrumbullakosur, teksa mban veshur kostumin e zhytjes. Nisur nga diçitura e fotos ku Sara shkruan “Muajin e kaluar” mund të kuptojmë se mami në pritje ka qenë në javët e para të shtatzënisë, teksa ndodhej në Maldive me familjen.

Duket se trashëgimtarja e Top Media nuk është aspak supersticioze dhe ndonëse në javët e para të shtatzëinisë Sara nuk i ka lënë aventurat dhe ka provuar ndjesinë e zhytjes në Oqean e barkun e rrumbullakosur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF